Nicole Kidman më në fund ka thyer heshtjen, duke folur për foton që në vitin 2001 lindi një nga memet më ikonike të kulturës moderne pop.
Imazhi, i cili tregon aktoren duke ecur në rrugë me duar të ngritura dhe një shprehje gëzimi triumfues, prej vitesh është interpretuar si një “festim” i divorcit të saj nga Tom Cruise.
Por tani, Nicole Kidman ka zbuluar të vërtetën befasuese që qëndron pas kësaj shkrepjeje.
Gjatë një interviste për British GQ , ylli i “The Perfect Couple” sqaroi se ajo foto nuk kishte lidhje fare me divorcin e saj, siç kishin besuar shumë.
“Ajo foto është marrë nga një film”, deklaroi Nicole Kidman, duke debutuar historinë që qarkullon në internet prej vitesh. “Nuk ishte jeta reale ”, shtoi ajo, duke iu referuar faktit se skena ishte pjesë e një projekti filmik dhe jo një moment në jetën e saj private.
Ky zbulim vjen pas vitesh në të cilat meme u ripërdor edhe nga të famshëm si Jenna Dewan, e cila e ndau atë në rrjetet sociale në lidhje me divorcin e saj nga Channing Tatum.
Megjithatë, për Nicole Kidman, kjo meme nuk përfaqëson asgjë më shumë se një shtrembërim të mëtejshëm të shumë narrativave që e rrethojnë.
Madje, aktorja tha se kjo nuk ishte e vetmja foto që ishte keqinterpretuar, duke shfrytëzuar rastin për të sqaruar një moment tjetër që u bë viral.
A ju kujtohet videoja që u bë virale që tregonte se duartrokiste vetëm me pëllëmbët e duarve në Oscar 2017? “Kisha një unazë të madhe, të rëndë dhe më dhimbte shumë kur duartrokita”, tha aktorja.
Me këto deklarata, Nicole Kidman jo vetëm që i jep fund një miti që ka zgjatur më shumë se njëzet vjet, por na kujton se, pas çdo imazhi, ka gjithmonë një histori më komplekse për të treguar. (A2 Televizion)