Kurora e vajzës më të bukur të Universit për vitin 2024 ka shkuar këtë herë për Victoria Kjaer, danezja e parë që fiton këtë titull në historinë e konkursit.
Balerina profesioniste 21 vjeçare arriti të shkëlqejë mes 130 bukurosheve, në një edicion ku konkurruan për herë të parë dhe nëna.
Në vend të dytë u rendit nigeriania Chidimma Adetshina ndërsa e treta Maria Fernanda Beltran, nga Meksika.
“Jam këtu sepse e dua ndryshimin, dua të bëj historinë në vendin tim dhe pikërisht këtë gjë do të bëj sot”, tha Victoria përpara se të merrte kurorën.
Por Victoria nuk është vetëm e bukur, ajo është diplomuar në Ekonomi dhe Marketing dhe ka një eksperiencë të botën e bizhuterive. (A2 Televizion)