“Pantera me gjemba argjendi” nuk ka nevojë për prezantim

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 18:02 | Showbiz

Edhe pse është tashmë në moshën 53-vjeçare, Naomi Campbell vijon të mbetet një nga modelet më të kërkuara në botën e modës.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik mbresëlënës teksa ka pozuar për koleksionin e ri “Alexander Wang 2024”. Naomi ka pozuar nudo, por e mbuluar në të gjithë trupin me gjemba argjendi.

Teksa komentoi këtë fushatë, kompania tha se “eksploron dhe sfidon idenë e “transformimit” përmes grave të forta, të cilat mishërohen më së mirë nga Naomi Campbell. Ndërkohë, bashkëngjitur fotove kompania ka shkruar: Nuk ka nevojë për prezantim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos