Publikohet certifikata e vdekjes së Matthew Perry, ende asnjë detaj për shkakun e vdekjes

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 09:21 | Showbiz

Publikohet certifikata e vdekjes së Matthew Perry, ende asnjë detaj

Pesë ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit, është publikuar certifikata e vdekjes e aktorit të njohur të “Friends”, Matthew Perry.

Duke cituar detaje në certifikatë, mediat përmendin emrin e mesëm të Perry-t, Langford. Listohej që nuk ishte martuar asnjëherë dhe që arsimi më i lartë që kishte ndjekur ishte shkolla e mesme.

Shkaku i vdekjes së aktorit, i cili ka folur hapur për luftën me alkoolin dhe abuzimin me drogën, është shënuar si “i shtyrë”.

Kujtojmë se Perry u gjet pa shenja jete në vaskën e rezidencës së tij në Pacific Palisades, më 28 tetor. Certifikata e vdekjes tregon se autopsia ka përfunduar, por raporti toksikologjik nuk ka dalë ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos