Ronaldo dhe Georgina martohen larg syve të botës. Postimi që trazoi rrjetin

Nga A2 CNN
11 Gusht 2026, 21:49 | Showbiz

Ronaldo dhe Georgina martohen larg syve të botës. Postimi që

Ia dolën ta mbanin larg vëmendjes mediatike! Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez duket se kanë lidhur kurorë në mënyrë të papritur. 

Të martën në mbrëmje, çifti trazoi rrjetin me një postim të përbashkët në Instagram, ku fokusit nuk i shpëtuan unazat e martesës në gishtat e tyre.

Shoqëruar vetëm me mbishkrimin e ngrohtë “C❤G”, fotoja arriti të grumbullonte mbi një milion pëlqime brenda vetëm pak minutash.

Prej kohësh përflitej se 41-vjeçari dhe partnerja e tij 32-vjeçare do të martoheshin gjatë fundjavës në Madeira, ishullin e lindjes së yllit të futbollit. Megjithatë, ceremonia madhështore publike që të gjithë po prisnin nuk u realizua kurrë atje.

Në vend të saj, çifti zgjodhi privatësinë absolute, duke e organizuar celebrimin në sekret të plotë dhe në një ambient të qetë, për t'u mjaftuar vetëm me njoftimin e tyre surprizë të së martës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos