Pas ceremonisë në Londër, Dua Lipa drejt dasmës së madhe 3 ditore në Sicili

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 20:00 | Showbiz

Pas ceremonisë në Londër, Dua Lipa drejt dasmës së

Sipas raportimeve, dasma do të zhvillohet në Palermo dhe do të zgjasë tri ditë, duke nisur nga e enjtja. Ceremonia kryesore pritet të mbahet në rezidencën historike Villa Valguarnera, një nga vilat më luksoze dhe prestigjioze në zonën e Bagherias.

Mediat britanike e kanë përshkruar eventin si “dasma e Sicilisë më e madhe që prej skenës së Michael Corleone në The Godfather”, duke e krahasuar me atmosferën ikonike të filmit klasik.
Çifti ka rezervuar një kat të tërë suitash në hotelin luksoz Villa Igiea, me pamje nga Deti Tirren, për të akomoduar familjarët dhe të ftuarit VIP.

Lista e të ftuarve pritet të jetë mbresëlënëse, me emra të njohur të muzikës, modës dhe kinemasë. Mes tyre përmenden Elton John, Mark Ronson, Charli XCX, si dhe stilistët e famshëm Donatella Versace dhe Simon Porte Jacquemus.

Mediat raportojnë se Dua Lipa ka udhëtuar ditët e fundit në Itali për të finalizuar detajet e fustanit të nusërisë së bashku me Donatella Versace. Burime pranë çiftit sugjerojnë se artistja mund të shfaqet me një fustan ekskluziv të krijuar posaçërisht nga shtëpia e modës Versace.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2024, ndërsa fejesën e konfirmuan verën e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos