"All I Want for Christmas is You " është ndoshta kënga më e suksesshme e Krishtlindjeve dhe i ka dhënë këngëtares Mariah Carey jo zyrtarisht titullin "Mbretëresha e Krishtlindjeve".
Megjithatë, shumë njerëz janë lodhur duke e dëgjuar këngën çdo vit, aq shpesh.
Këtë gjë duket se e di edhe vetë këngëtarja, e cila “është tallur” me veten në një video ku shfaqet me fëmijët e saj.
Carey dhe fëmijët janë duke qëndruar para një peme Krishtlindjesh, me këta të fundit që i thonë të mërzitur "mami ndaloje, çdo vit bëjmë të njëjtën gjë, çdo vit".
Por, këngëtarja nuk dorëzohet dhe përpiqet t'i bindë se ia vlen ta dëgjojnë këngën dhe fillon të këndojë. Në këtë moment fëmijët nxitojnë të largohen.
View this post on Instagram