Skandal në Eurovision 2025, Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 09:16 | Showbiz

Skandal në Eurovision 2025, Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë. Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.

Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese, shkruan A2 CNN.

Skandal në Eurovision 2025, Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim

Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.

Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.

Skandal në Eurovision 2025, Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim

Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.

Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos