Vdekja e nipit të De Niros, arrestohen në Nju Jork 5 persona

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 07:34 | Showbiz

Vdekja e nipit të De Niros, arrestohen në Nju Jork 5 persona

Pesë persona janë arrestuar në Nju Jork gjatë një operacioni kundër drogës që lidhet me vdekjen e Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, nipit të aktorit amerikan Robert De Niro.

Të arrestuarit përballen me akuza të shumta që lidhen me trafikimin dhe shpërndarjen e drogës në qytet.

Leandro, djali i vetëm i Drena De Niros, vajzës së madhe të aktorit të famshëm, u gjet i vdekur në apartamentin e tij më 3 korrik 2023. Një autopsi përcaktoi se vdekja e të riut u shkaktua nga efektet toksike të një kombinimi substancash, duke përfshirë fentanilin, ketaminën dhe kokainën.

Hetimi çoi në identifikimin e një rrjeti shpërndarësish që dyshohet se i siguruan djalit dozën fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos