Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

Nga Luela Myftari
20 Gusht 2026, 19:40 | Showbiz

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards

Ky është gëzimi që shfaq artistja kur e sheh veten mes artistëve më të mirë në MTV Music Video Awards.

Falë këngës së realizuar në bashkëpunim me grupin Faithless, Bebe Rexha, mes sukseseve që e kthyen “New Religion” në një nga këngët më të preferuara, nominohet tani edhe në kategorinë e artistëve të pavarur. Dy nominime për artisten shqiptare janë një sukses, njëlloj si kënga e saj.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Bebe Rexha në profilin e saj në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

Kënga “New Religion” u publikua në mars të këtij viti dhe deri më tani renditet ndër vendet e para në klasifikimet botërore të muzikës dance. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos