Vitet e fundit kanë qenë fantastike për karrierën e Dua Lipës. Bukuroshja shqiptare me famë ndërkombëtare është në qendër të vëmendjes së mediave, pasi po përjeton vetëm ngjitje në karrierën e saj dhe çdo gjë që ajo bën sigurisht zgjon një interes të madh në publik.
Së fundmi këngëtarja ka vendosur për të fshirë të gjithë miqtë e saj në rrjetet sociale. Artistja ka vendosur të heqë miqtë dhe bashkëpunëtorët nga lista e njerëzve që ndjek dhe të ndjekë vetëm fondacionin “Sunnt Hill”, festivalin “Sunny Hill Festival” dhe podkastin e saj “Service95”.
Nuk dihet se përse, por nga ana tjetër nuk dihet edhe se si do të jenë ndjerë miqtë e saj që Dua nuk i ndjek më. (A2 Televizion)