All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

George Clooney shpjegon pse ndihet i “turpëruar” në tapetin e kuq

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 16:10 | Showbiz
All - Paragraf - 1

George Clooney shpjegon pse ndihet i “turpëruar” në

Që nga debutimi i tyre në tapetin e kuq si çift i martuar në Golden Globes 2015, aktori 62-vjeçar George Clooney dhe avokatja e të drejtave të njeriut, 45-vjeçarja Amal Clooney janë bërë një nga çiftet më të dashur të Hollivudit.

All - Paragraf - 3

Së fundmi çifti, i cili zakonisht e mban jetën private larg vëmendjes, u shfaq në premierën e filmit të ri të George Clooney, “The Boys on the Boat”, ku ka bërë disa komente të papritura.

Aktori pranoi se nuk ishte aq i sigurt për pamjen e tij kur ecte në tapetin e kuq me gruan në krah.

George Clooney shpjegon pse ndihet i “turpëruar” në

All - Paragraf - 6

"Unë jam gjithmonë i turpëruar sepse kam veshur diçka që e kam veshur rreth 1000 herë," tha Clooney, duke shpjeguar se Amal është gjithmonë e bukur.

George Clooney, si një bashkëshort krenar, bën shaka se ndihet i “ofenduar” nga vëmendja që merr Amal.

“E gjithë karriera ime tani ka ardhur duke qenë një plus për Amal ”, tha aktori duke qeshur.

All - Paragraf - 9

"Unë shkova në një nga ato konferenca për gratë disa vjet më parë dhe mu desh të prezantohesha si 'burri i Amal Clooney' sepse, sinqerisht, emri im nuk kishte rëndësi."

Megjithatë, fuqia e kombinuar e të dy yjeve dhe kimia që duket se kanë sa herë që shfaqen në publik, i bën ata një nga çiftet më të dashur të momentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos