Argjentina mposhti 2-0 Poloninë për të kaluar në fazën e 1/8-ve të Botërorit.
Golat për Argjentinën u shënuan nga MacAllister dhe Alvarez, të dy në pjesën e dytë. Ndërkohë, në pjesën e parë, Messi humbi një 11-metërsh.
Gjithsesi, përpos disfatës në rezultat dhe lojë, edhe polakët kaluan më tej falë rezultatit të ndeshjes tjetër, atë mes Meksikës dhe Arabisë Saudite.
Meksikanët fituan 2-1, por me golaverazh më të dobët, përfunduan në vendin e tretë të grupit, me 4 pikë. (A2 Televizion)
