Franca dhe Australia janë ekipet e kualifikuara të grupit D në fazën e 1/8 -ve të Botërorit në Katar.
Australia fiton me meritë kundër Danimarkës sfidën direkte për kualifikim. Goli i vetëm u shënua në minutën e 60-të me anë të sulmuesit të Melburinit Mathew Leckie, si rezultat i një kundërsulmi perfekt.
Danimarka që në fillim parashikohej si favorite dhe që duhet vetëm të fitonte, u zgjua shumë vonë, duke shpërdoruar disa raste.
Meritë e Australianëve ishte mbajtja e qetësisë nga lajmet që vinin nga ndeshja tjetër e grupit, ku Tunizi apo përfitonte nga një Francë të kualifikuar dhe me shumë ndërrime që po fitonte me golin e Khazri, vetëm dy minuta para avantazhit australian.

Barazimi midis Australisë dhe Danimarkës do të kualifikonte në atë rast afrikanët, por australianët menaxhuan mirë ndeshjen, duke u kualifikuar për herë të parë nga viti 2006, ku u mund nga Italia me penallti në përballjen direkte.
Në sekondat e fundit, mësuar lajmin e eliminimit, tunizianët ulin ritmin dhe Franca barazon me Griezmann, por VAR anulon duke i lënë tunizianëve të paktën ngushëllimin e fitores jo vetëm ndaj kampionëve të botës në fuqi, por veçanërisht ndaj vendit që i ka kolonizuar nga viti 1881 deri në 1956, dhe që ende ka një ndikim të madh. (A2 Televizion)