Argjentinë “zikaltër”, Lautaro dhe Correa mposhtin Venezuelën

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 08:25 | Futboll
Argjentinë “zikaltër”, Lautaro dhe Correa mposhtin

Lautaro Martinez dhe Joaquin Correa dhuruan spektakël në fitoren e Argjentinës ndaj Venezuelës, me rezultatin 3-1, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në pritje të supersfidës ndaj Brazilit, i cili aktualisht renditet i pari, 6 pikë më shumë sesa Argjentina e vendit të dytë, dyshja e Interit shënoi nga një gol për kokë, ndërkohë që Angel Correa i Atletico Madrid vulosi rezultatin.

https://www.youtube.com/watch?v=DrhPyELnF-c

Ndërkohë, Brazili mundi Kilin me rezultatin 1-0, falë një goli të Everton. Kjo ishte fitorja e 7 në 7 ndeshjet kualifikuese të zhvilluara deri tani nga 5 herë kampionët e Botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos