Ariu polar vret një person në një kamping

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 14:55 | Bota
Ariu polar vret një person në një kamping

Një ari polar vrau një njeri në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë në Arktik, duke e bërë atë sulmin e gjashtë fatal në pothuajse 50 vjet në rajon.

Burri u vra gjatë natës në një zonë kampingu, afër qytetit Longyearbyen, i cili është 1300 kilometra (800 milje) nga Poli i Veriut, thanë të premten zyrtarët vendas. Ai u plagos rëndë gjatë sulmit dhe më pas, fatkeqësisht, gjeti vdekjen.

Në këtë rajon ku ndodhi ngjarja, njerëzit shpesh këshillohen të mbajnë një armë me vete, kur ndodhen jashtë zonave urbane.

Sipas një raporti nga 2015, arkipelagu është shtëpia e rreth 1000 arinjve polarë, një specie e mbrojtur që nga viti 1973. Deri më tani, pesë sulme vdekjeprurëse janë regjistruar, ndaj njerëzve, që nga viti 1971. Më e fundit ndodhi në 2011, kur një ari sulmoi një grup prej 14 personash në një kamp dhe për pasojë një student 17-vjeçar britanik u vra dhe katër të tjerë u plagosën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos