“Joe Biden do të shkatërrojë ëndrrën amerikane nëse fiton Shtëpinë e Bardhë në nëntor”. Paralajmërimi u lëshua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Pamje nga konventa republikane që u përmbyll dje në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump Donald dhe Melania Trump Donald dhe Melania Trump Ivanka Trump Pamje nga konventa republikane që u përmbyll dje në Shtëpinë e Bardhë Ivanka Trump Bashkëshortët Trump dhe Biden Pamje nga konventa republikane që u përmbyll dje në Shtëpinë e Bardhë
Duke folur në natën finale të konventës së republikanëve, ku pranoi zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, ai e cilësoi kundërshtarin politik si “shkatërrimtar të madhështisë amerikane”. Trump theksoi se Demokratët do të lëshojnë “anarki të dhunshme” në qytetet e Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, sipas sondazheve të fundit, Biden zotëron një epërsi shumë të vogël me një shifër ndaj Trump, teksa kanë mbetur dhe 68 ditë përpara se votuesit të japin verdiktin e tyre. Gjithashtu do të mbajnë dhe 3 debate televizive ku do të ballafaqojnë politikat e tyre. (A2 Televizion)