Arkëtimet në kinema, vazhdon suksesi i "Super Mario"

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 08:24 | Showbiz
Arkëtimet në kinema, vazhdon suksesi i "Super Mario"

Super Mario vazhdon të pushtojë ekranin e madh. Në 2 javë në kinema, aventura e animuar ka arkëtuar gati 350 milionë dollarë. 

"Air" ra në vend të pestë këtë fundjavë, me shitje të biletave 7.7 milionë dollarë. 7.8 milionë arkëtoi komedia horror "Renfield" duke u pozicionuar në vend të katërt.

"John Wick: Chapter four" zuri vendin e tretë me 7.9 milionë dollarë nga shitja e biletave, në totalin e 160 milionë deri më tani. 

"The Pope's exorcist" filmi që rikthen në ekran, Russell Crowe në rolin e shefit të demonëve të Vatikanit, u shfaq premierë këtë fundjavë dhe siguroi 9.2 milionë dollarë nga shitja e biletave. 

Për të dytën javë rresht, kryeson për nga arkëtimet në kinema filmi "The Super Mario Brothers movie".

Aventura e animuar, bazuar në lojën e famshme Super Mario, siguroi edhe 87 milionë dollarë, në totalin e 348 milionë në 2 javë në kinema.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos