Armando Broja befason trajnerin i ri të Chelsea, së shpejti titullar

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 10:16 | Futboll

Armando Broja ka lënë përshtypje shumë të mira gjatë seancave stërvitore te trajneri i ri i Chelsea, Graham Potter, dhe shumë shpejt mund të bëhet titullar i padiskutueshëm te Blutë e Londrës.

Sulmuesi shqiptar deri tani ka luajtur 7 ndeshje me skuadrën londineze, të gjitha duke u nisur nga stoli. Por, pas pushimit të kombëtareve, pritet që ai të nisi sfidat e ardhshme në formacionin titullar, duke lënë në stol Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas “The Sun”, trajneri Potter është shumë i entuziazmuar nga ajo që po tregon Broja në stërvitje dhe i ka thënë stafit se lojtari shqiptar është shumë i përshtatshëm për sistemin e lojës që ka në mendje.

Sezonin e kaluar, Broja luajti i huazuar te Southampton, duke shënuar 9 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos