“Armani” josh Parisin më koleksionin elegant

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 12:56 | Lifestyle

Një udhëtim deri në thelbin e feminilitetit. Nuk rresht së çudituri Giorgio Armani, i cili dhuroi një shfaqje plot surpriza e emocione në javën e modës në Paris.

Koleksioni i ri pranverë-verë 2019 frymëzohej nga stili “art deco” dhe kishte një emërues të përbashkët… shkëlqimin.

Veshjet dominoheshin nga puplat teminat dhe kristalet. Kapelet me rruaza i jepnin koleksionit frymën e viteve 20-të, vëthët e mëdhenj dhe veshjet me printime kujtonin gjeometrinë e arkitekturës “art deco”, ndërsa modelet parakaluan nën sfondin e kolonës zanorë të filmit “Bernardo Bertoluci”, “Konformisti”.

Veshjet e dizanjtorit janë më të preferuarave për tapetet e kuqe, e mes të ftuarve nuk mund të mungonin yje të Hollivudit, të tillë si Uma Thurman dhe Amber Heard. E pranishme gjithashtu edhe Celine Dion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos