Armë dhe drogë në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 14:39 | Kronikë
Armë dhe drogë në makinë, arrestohet 37-vjeçari

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili lëvizte me automjet, i armatosur dhe me lëndë narkotike.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë A. Z., 37 vjeç, banues në Golem. Gjithashtu, u procedua penalisht një 35-vjeçare që ndodhej pasagjere në automjet.

Automjeti i tyre u ndalua në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet edhe arma e zjarrit dhe një sasi lënde të dyshuar narkorike kokainë.

Pasi kontrolluan çantën e pasagjeres, shërbimet policisë gjetën edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos