Shpërthen bombola e gazit në Patos, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 13:43 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit në Patos, 3 të plagosur

3 persona mbetën të plagosur mëngjesin e së hënës në qytetin e Patosit si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Grizë”, ku për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç.

Bombola më pas ka shpërthyer duke shkaktuar dëmtime në personat e tjerë që ndodheshin në banesë, Y. S., 67 vjeçe dhe D. Sh, 40 vjeçe.

Personat e lënduar janë dërguar në spital, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos