Trafikantët shkëmbyen zjarr me policinë në Morinë, gjykata lë në burg 6 emigrantë

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 17:36 | Kronikë
Trafikantët shkëmbyen zjarr me policinë në Morinë,

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afat 3 mujor për gjashtë emigrantët sirianë, algjerianë e marokenë, te cilët dy ditë me parë u arrestuan ne kufirin e gjelbër në Morinë. Kjo ngjarje u shoqëruar dhe me shkëmbim zjarri mes këtij grupi dhe policisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e së enjtes në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku u shënua një përplasje e armatosur mes grupit të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe policisë.

Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar, ndërsa një person arriti që të arratisej. Sipas avokates mbrojtëse e caktuar nga shteti, Aurora Guska, të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.

3 prej emigrantëve të huaj kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri që donin të ktheheshin në Greqi, ndërsa 3 të tjerë janë përsëritës në tentativën e tyre për të kaluar kufirin. 2 të dënuar në Kosovë, me 14 muaj, kishin mësuar dhe shqip. I treti i është refuzuar azili në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos