
Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” organizoi operacionin antikanabis të koduar “Çepraku”, në përfundim të së cilit u arrestuan dy persona.
Në pranga ranë, të rinjtë E. F., 19 vjeç dhe I. G., 26 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.
Sikurse njofton policia, janë sekuestruar rreth 48 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, municion luftarak, dylbi pushke dhe dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë.
Po ashtu, gjatë operacionit, janë evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në vendin e quajtur “Lumi i Çeprakut”, në fshatin Kuç.
Mbi dy të rinjtë rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. (A2 Televizion)