All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Armenia dhe Azerbajxhani ngrejnë sërish armët në kufi, raportohen viktima

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 18:05 | Bota
Armenia dhe Azerbajxhani ngrejnë sërish armët në kufi,
All - Paragraf - 1

Pas disa muajsh qetësi, Armenia dhe Azerbajxhani ringritën armët përballë njëri-tjetrit në kufi, duke shkaktuar sërish viktima dhe të lënduar.

Përleshjet edhe njëherë u regjistruan në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakh, teksa Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njofton se dy ushtarë kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur pranë fshatrave kufitare Sotk dhe Norabak.

All - Paragraf - 3

Më herët, Azerbejxhani fajësoi palën armene se sulmoi me dronë pozicionet e saj përtej kufirit, në rajonin e Kalbajarit, duke plagosur tre ushtarë.

Nagorno-Karabakh, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, ka qenë burim konflikti mes dy fqinjëve në rajonin e Kaukazit, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, dhe ndërmjet armenëve etnikë dhe azerëve për më shumë se një shekull. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos