
Në Shqipëri statistikat e ngjarjeve kriminale mbyllen me numra të lartë të vrasjeve me armë zjarri ndërsa mendohet se armët pa leje janë në posedim të mbi 300 mijë personave.
Ndonëse ka pasur aksione policore për goditjen e kësaj veprimtarie përherë të fundit kur u bë dorëzimi i tyre në masë ishte në vitin 2017 me amnistinë.
Për zv.ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari para arritjes së një projekti të tillë së pari duhet një fushatë ndërgjegjësimi për rrezikun e tyre.
Në tryezën e zhvilluar për asistencën që OSBE do të japë për Ministrinë e Brendshme në parandalimin e përdorimit të këtyre armëve në të njëjtën linjë ishte dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i policisë Albert Dervishaj.
Përfaqësuesi i OSBE u shpreh se veç aspektit teknik është dhe ai politik.
“Ne jemi duke punuar në dy nivele. Së pari është nivel që ka të bëjë me zgjerimin e bashkëpunimit. Dhe pika e dytë ka të bëjë me aspektin politik dhe teknik të luftës kundër përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe kjo është pika kryesore. Projekti do të zbatohet në nivelin kombëtar dhe është kënaqësi që kam pranë zv.ministrin që përfaqëson angazhimin e qeverisë”, tha Del Monaco.
Për herë të fundit ideja e amnistisë për dorëzimin vullnetar të armëve u hodh në komisionin e sigurisë një vit më parë, por që nuk u konkretizua. Sipas statistikave në vitin 1997 u morën nga depot ushtarake 549 mijë armë dhe 16 milionë eksplozive. (A2 Televizion)