
Në një takim të Institutit të Historisë, studiuesit, pedagogët e kryesisht njohës të historisë së periudhës së Shqipërisë komuniste, nxjerrin në pah gabimet e së shkuarës. Si është shkruar historia, nga cilët dhe a do të mund ta dekomunistizojmë atë me botimin e fakteve të reja është një mision i vështirë, por që duhet të nisë nga diskutimi.
Në të vërtetë, historia e Shqipërisë është shkruar nga buxheti i shtetit dhe financimi apo varësia ndaj pushtetit nuk shihet si një hallkë pozitive për ta rishkruar historinë pa nuanca politike, çka edhe në këtë takim polika e kohës u vu paralelisht me historinë e shkruar.
Një nga problematikat e theksuara në këtë takim në lidhje me të vërtetat historike, sidomos për periudhën e komunizmit ishte edhe pamundësia për t’i interpretuar, deleguar apo përfaqësuar çështjet e Shqipërisë. Ndaj, edhe një nga misionet e Institutit të Historisë është dhe vijon të jetë publikimi i fakteve dhe dokumenteve të reja që duhet të deklasifikohen e të zbardhin anën e errët të historisë që qëndron në dosje. (A2 Televizion)