Arrest me burg për drejtorin e Zonave të Mbrojtura në Lezhë dhe 3 inspektorë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 15:06 | Aktualitet
Arrest me burg për drejtorin e Zonave të Mbrojtura në Lezhë

Ndalohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe 3 inspektorë të këtij institucioni.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë pas një hetimi disamujor.

Sipas burimeve, Policia ka ekzekutuar vendimet e gjykatës, këtë të premte. Ky ndalim vjen pasi është konstatuar se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me hedhjet e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimi i pronave me zonën e mbrojtur të Lagunës Kune Vain në Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos