Arrest me burg për mjekun Edvin Prifti

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 14:27 | Kronikë
Arrest me burg për mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg mjekun kardiolog Edvin Prifti i cili u pezullua nga detyra pas hetimeve të SPAK.

Në seancën e verifikimit të masës së sigurisë "pezullim nga detyra" prokurorët e SPAK kanë ndryshuar qëndrim për mjekun. Referuar shumës së parave të gjetura në banesën e tij, prokurorët kanë ngritur dyshime për një akuzë tjetër, atë të "pastrimit të parave". Për këtë shkak SPAK kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg" për mjekun.

https://a2news.com/2021/02/13/rama-reagon-pas-arrestimit-te-kardiologut-sistemi-ka-filluar-te-funksionoje/

Por në deklaratën e tij para gjykatës, mjeku u shpreh se 220 mijë eurot i ka fituar nga çmimet ndërkombëtare.

SPAK ra në gjurmët e Priftit gjatë hetimit për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Sekretarja Emanuela Mallkucci u  përgjua tek fliste për dhënie rryshfeti mjekut me qëllim operimin pa radhë të nënës së saj. Në sallën e gjyqit, përmes avokatit, Mallkuçi ka mohuar faktin. Ajo ka pretenduar se ka bërë biseda duke menduar se i duheshin lekë, por nuk i ka dhënë para as mjekut, as infermieres. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/13/deklaratat-e-mjekut-ne-gjyq-nuk-kam-fshehur-asgje-riktheva-besimin-e-shqiptareve-ne-shendetesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos