A2 ka siguruar fotot që çuan në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha. Në foto, kjo gjyqtare shihet me avokatin e të dënuarit, gjë që është e ndaluar me ligj.
Gjyqtarja është survejuar disa muaj, përpara se të arrestohej ditën e djeshme.
Enkeleda Hoxha dhe disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës u arrestuan mëngjesin e së enjtes, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK. Në pranga ranë 10 persona, mes të cilëve edhe avokati Aldo Tabaku dhe kancelarja e kësaj gjykate, Manuela Mallkuçi, të akuzuar për korrupsion pasiv.
Gjyqtarja Enkeleda Hoxha është vënë në shënjestër kohët e fundit nga ILD, pasi akuzohet për lirimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vend, mes të cilëve dhe Endrit Doklen. (A2 Televizion)