
Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së Petrit Çekiçit në Starovë të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Policia por heton rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)