
Partia Socialiste nuk mban përgjegjësi për drejtuesit e sajtë arrestuar nga SPAK. Sekretari I Përgjithshëm, Taulant Balla, e quan të mjaftueshëm distancimin e partisë dhe flet për standarde të reja. sinkron
PS ka vendosur një standard që uroj dhe u bëj thirrje të gjitha forcave të tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Fatos Tushe nuk është më pjesë e Partisë Socialiste. PS nuk ka asnjë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo person i cili këtë betejë dhe këtë hesap e ka personal me drejtësinë.
A2 CNN pyeti Ballën mbi standardin në selektimin e njerëzve me të cilët PS zgjedh të qeverisë në nivel lokal dhe qendror, por përsëri nuk pati asnjë ndjenjë përgjegjësie.
“Ju ftoj që të hidhni një sy në të gjitha vendet anëtare të BE ku herë pas here ndëshkohen politikanë të nivelit të lartë dhe standardi është që partia politike duhet të mbajë një qëndrim distancues dhe në këtë vend ka dy standard”.
Rastet për të cilat flet numri dy i socialistëve në vendet e Europës janë gjithsesi të rralla, ndërsa mes socialistëve precedentët e njerëzve që kanë probleme me drejtësinë, janë të shumtë.
Pyetjes së A2 CNN se janë një sërë precedentësh, duke u nisur nga Tahiri, Elvis Rroshi, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie PS?, Balla iu përgjigj: “Kjo është shprehje e plotë e funksionimit të shtetit të së drejtës. Kushdo që ngriti pikëpyetje se PS po kapte institucionet e drejtësisë së re, sot duhet që të përdorë mikrofonat tuaj të nderuar për të kërkuar falje, sepse nuk qenka kështu, sepse drejtësia po godet sa majtas, sa djathtas, sa lart, sa poshtë dhe kjo është drejtësia për të cilën qytetarët shqiptarë kanë shpresuar”.
Duke e cilësuar Partinë Socialiste si shembull të raportit me korrupsionin, Balla ftoi dhe partitë e tjera t’i bashkohen në qëndrimin e diferencuar ndaj krimit. (A2 Televizion)