Arrestimi i Belerit, Dendias takon ballë për ballë Xhaçkën

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 14:50 | Politikë
Arrestimi i Belerit, Dendias takon ballë për ballë

Nikos Dendias, ministri i Jashtëm i Greqisë, ka njoftuar në Twitter se ka diskutuar me ministren tonë të Jashtme, Olta Xhaçka, në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/zbulohet-kush-e-pergjoi-fredi-belerin-familjaret-duan-te-zbardhet-e-verteta/
https://a2news.com/2023/05/18/dendias-kerkon-lirimin-e-belerit-mund-te-ndikoje-ne-marredheniet-mes-dy-vendeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos