All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Arrestimi i bosit të Cosa Nostra, Meloni: Fitore e shtetit

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 10:13 | Bota
Arrestimi i bosit të Cosa Nostra, Meloni: Fitore e shtetit
All - Paragraf - 1

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas arrestimit të Matteo Messina Denaro-s, bosit të fundit të madh të Cosa Nostra, pas 30 vitesh arrati.

“Një fitore e madhe për shtetin që tregon se nuk dorëzohet përballë Mafias”, komentoi Meloni.

All - Paragraf - 3

“Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Toto Riina-s, një tjetër bos i krimit të organizuar i dorëzohet drejtësisë”. “Pas 30 vitesh arrati ka përfunduar në pranga superbosi”, komentoi zv.kryeministri italian, Matteo Salvini.

Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të mafias siçiliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano.

Denaro është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.

Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite. Ai është dënuar edhe si pjesëmarrës në atentatet që i morën jetën dy prokurorëve më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.

All - Paragraf - 7

16 janari i vitit 2023 do të mbahet mend si dita që i dha fund arratisë së atij që konsiderohej si bosi i fundit i madh i Cosa Nostra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/21/kam-mbushur-i-vetem-nje-varreze-diabolik-njeriu-qe-trashegoi-fronin-e-mafias/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos