Ministrja e Industrisë në Kosovë, Rozeta Hajdari reagoi për mediat në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të institucionit që ajo drejton mëngjesin e së premtes, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen.
“Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, tha ministrja.
Ministrja pranoi se janë bërë pagesa në avancë për t’u furnizuar me mallra në rezervat shtetërore. Ajo shprehet se në fillim të qershorit kjo ministri ka njoftuar Avokaturën Shtetërore për inicim të procedurës gjyqësore se 3 për qind e furnizimit total me rezerva shtetërore.
Hajdari akuzoi Policinë e Kosovës kontrollet në Ministri për të gjetur prova në lidhje me dyshimet për shpërdorim detyre, i ka bërë në kundërshtim me ligjin.
“Policia e njësisë hetuese s’ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, përfundoi Hajdari. (A2 Televizion)