Arrestimi i Kajmakut, Dhurata Çupi: Lojë e Ramës në kohë fushate. Lëvizte i lirë dhe para Drejtorisë së Policisë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 19:57 | Politikë
Arrestimi i Kajmakut, Dhurata Çupi: Lojë e Ramës në

Agim Kajmaku, pasi të lërë pas problemet me shëndetin, do të përballet me drejtësinë, pasi sot u arrestua nga policia.

Në adresë të tij opozita hodhi mjaft akuza dhe denoncoi shkeljet që ai bëri për mosdeklarim të procesit në Greqi ndaj tij. Prokuroria nisi hetimet dhe pasi vërtetoi se Agim Kajmaku ishte në fakt ai person që këmbëngulte PD-ja, pra Jorgo Toto dhe shenjat e gishtave përkonin me ato të Agim Kajmakut, i kërkoi KQZ-së shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut, detyrë që ai i kishte marrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë që Kajmaku arratiset dhe shpallet në kërkim, Gjykata Administrative nis një hetim tjetër ndaj shkeljeve që ai kishte kryer teksa ishte shkarkuar nga detyra. Dhe sot kemi dy çështje: njëra që ka të bëjë me arrestimin e tij dhe tjetra me zhvlerësimin e shkarkimeve që Kajmaku bëri pasi ishte shkarkuar nga detyra si kryetar bashkie.

Për të folur për këto zhvillime ishte e ftuar në A2 ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi, e cila arrestimin e Kajmakut e vlerësoi si një lojë të Ramës në prag të zgjedhjeve. “Arrestimi nuk është fitore e opozitës, fitore është ajo që kemi nxjerrë fakte për këta kryebashkiakë. Arrestimi është lojë e Ramës dhe e PS me të vetët, por qytetarët janë të zgjuar dhe i kuptojnë këto lojëra. Ky është një individ që lëviz lirshëm nga data 1 nëntor edhe pse ka një masë sigurie nga gjykata e Tiranës dhe këtë e ka bërë edhe para Drejtorisë së Policisë”, u shpreh ish-deputetja e PD.

Më tej, Dhurata Çupi thekson se ajo që është më shqetësuese është mungesa e të paktën një ndjese publike nga ai që i zgjodhi kryebashkiakët.

Për Çupin, opozita e ka bërë punën e saj duke qartësuar qytetarët për problemet e qeverisë. “Ne kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi një angazhim për të denoncuar gjithçka që kemi si prova dhe si dosje. Jemi një opozitë që kemi pasur aksione të forta politike. Ne kemi një trup që është në terren, ka denoncuar dhe ka qëndruar pranë qytetarëve”, u shpreh Dhurata Çupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos