Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Yuri Kim: Pavarësisht sa i fuqishëm beson se je, ka ardhur koha të mendosh nëse ia vlen të shkosh në burg

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 11:25 | Kronikë
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Yuri Kim: Pavarësisht sa

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion - pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni - tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t'u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.

Kryebashkiaku i Lushnjës u arrestua paraditen e së martës me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Bashkë me të, janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/06/arrestimi-i-kryebashkiakut-te-lushnjes-reagon-rama-nuk-do-te-kete-mbrojtje-nga-ps-te-pergjigjet-para-drejtesise/
https://a2news.com/2021/07/06/me-urdher-te-spak-arrestohet-kryebashkiaku-i-lushnjes-fatos-tushe/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos