Arrestimi i Lefter Kokës, Mehmetaj: Ngjarje me skenar dhe regji

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 20:34 | Politikë
Arrestimi i Lefter Kokës, Mehmetaj: Ngjarje me skenar dhe regji

Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi arrestimin e ish-ministrit të kësaj partie, Lefter Koka, duke e konsideruar “një ngjarje me skenar dhe regji”.

“Çdo gjë që ka dalë sot në media ka qenë në dispozicion të SPAK-ut shumë muaj më përpara, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Shumë persona u lejuan që me paratë e inceneratorëve të hynin në zgjedhje dhe t’i ndikonin ato. Zonja Kryemadhi ka shpalosur për mediat dosjen me dokumentacione para zgjedhjeve, ndërsa SPAK-u e nxori vetëm sot”, tha Mehmetaj.

https://a2news.com/2021/12/14/arrestimi-i-lefter-kokes-spak-jep-detaje-ish-ministri-ka-kerkuar-dhe-ka-marre-para-nga-kompanite-fituese-te-koncesionit/

“Them me regji që sot është në interesin e Edi Ramës që ta ndërtojë të tillë skemën e inceneratorëve. Personazhe si zoti Koka, në zgjedhje u angazhuan. Keni dy deputetë të dalë drejtpërdrejtë nga inceneratorët”, shtoi Mehmetaj.

https://a2news.com/2021/12/14/abuzimi-me-detyren-nje-dite-do-te-gjykohet/

“SPAK duhet të kishte vepruar shumë më shpejt, që mos të lejonin këta persona që të kandidonin”, theksoi nënkryetarja e LSI-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/dosja-e-inceneratoreve-spak-prangos-ish-ministrin-lefter-koka/

A2 CNN Livestream

Latest Videos