Arrestohen 3 persona për trafik armësh në Tiranë, sekuestrohen municione

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 09:34 | Kronikë
Arrestohen 3 persona për trafik armësh në Tiranë,

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për trafikim të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.  Policia njofton se në pranga kanë rënë: I. D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit të Policisë të koduar "Armatimi” janë sekuestruar edhe 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celularë.

Ky operacion u zhvillua pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Komisariati 6 dhe strukturat hetimore dhe operacionale se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit. Ata u arrestuan në  fshatin Vishnje.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos