Arrestohen 6 persona, tentuan të trafikojnë armë në Kosovë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 11:06 | Kronikë
Arrestohen 6 persona, tentuan të trafikojnë armë në

Policia ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin "Rrugëtimi" , i shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër. Në sajë të këtij operacioni janë vënë në pranga 6 persona, pasi janë kapur me armë zjarri dhe municione, të cilat sipas policisë, do t’i trafikonin në Kosovë.

“Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën  penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos