Arrestohen prindërit e adoleshentit të dyshuar për sulmin në shkollën e Miçiganit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 10:27 | Bota
Arrestohen prindërit e adoleshentit të dyshuar për sulmin në

Prindërit e një adoleshenti të akuzuar për terrorizëm, vrasje dhe tentativë vrasjeje, pas të shtënave në shkollë ku humbën jetën katër persona, janë arrestuar sot në Detroit.

James dhe Jennifer Crumbley ishin zhdukur disa orë përpara se të akuzoheshin për vrasje të pavullnetshme për neglizhencë në këtë çështje.

Nga të shtënat në shkollën e mesme të Oksfordit në periferi të Detroitit katër nxënës humbën jetën dhe shtatë u plagosën.

James dhe Jennifer Crumbley u gjetën në katin e parë të një ndërtese industriale në Bellevue Street, afër vendit ku u gjet automjeti i tyre gjatë natës, tha zëdhënësi i policisë së Detroitit, Rudy Harper për CNN.

Crumbleys u akuzuan të premten për katër akuza për vrasje të pavullnetshme për të shtënat që djali i tyre, Ethan, akuzohet se kreu të martën, kur katër studentë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në shkollën e mesme të Oksfordit.

Autoritetet kanë qenë në kërkim të tyre dhe kishin ofruar një shpërblim deri në 10,000 dollarë për informacionin që mund të çonte në arrestimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos