Arrestohet 21-vjeçari në Pogradec, hodhi pistoletën në lumë sapo pa policinë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 09:06 | Kronikë
Arrestohet 21-vjeçari në Pogradec, hodhi pistoletën në

Policia e Pogradeci ka arrestuar një 21 vjeçar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar "Tushemishti", u bë i mundur arrestimi i 21-vjeçarit E.Sh. i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur "Ura e Tushemishtit", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte.

21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur në drejtim të lumit pistoletën që mbante në brez.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos