
Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, të cilit iu gjetën lëndë narkotike në automjet.
Sikurse njofton policia, forcat e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ndaluar në lagjen nr.1, Durrës, mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. O.
Gjatë kontrollit në ketë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa. (A2 Televizion)