
Është përfshirë nga flakët një autobus mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Himarë-Sarandë.
Policia bën të ditur se autobusi me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, ka marrë flakë në ecje. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga autobusi dhe për pasojë nuk ka persona të lënduar.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)