
Policia e Tiranës ka idenfikuar në kohë rekord dhe ka arritur të arrestojë një prej autorëve të grabitjes së postës në Kamëz.
Sipas të dhënave, forcat e policisë kanë vënë në pranga Algert Kurtin për grabitjen e filialit të postës mëngjesin e së hënës.
Kurti i kamufluar me kapuç dhe maskë anti-covid, nën kërcënimin e një arme lodër arriti t’iu marrë punonjësve të postës rreth 1.3 milionë lekë.
Pas arrestimit, ai ka thënë se e ka kryer grabitjen duke bashkëpunuar me shokun e tij Elis Suçi, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Suçi ka vëzhguar zonën kur në filial nuk ka pasur klientë dhe e ka njoftuar Kurtin të afrohej me armë. (A2 Televizion)