Grabitet Posta Shqiptare në Kamëz, autori i maskuar dhe me pistoletë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 15:00 | Kronikë
Grabitet Posta Shqiptare në Kamëz, autori i maskuar dhe me

Filiali i Postës Shqiptare në Kamëz është grabitur, këtë të hënë, nga një person i maskuar dhe me armë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në Kamëz, ku një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos