Tre automjete janë përplasur mesditën e së hënës në lagjen 14 në qytetin e Korçës.
Në aksident janë përfshirë mjeti tip "Peugeot", me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip "Opel", i cili ndodhej i parkuar në rrugë.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit "Land Rover", shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)


