All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Korrupsioni në kufi, punonjësit e policisë në Morinë kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 13:11 | Kronikë
Korrupsioni në kufi, punonjësit e policisë në Morinë
All - Paragraf - 1

Punonjësit e policisë kufitare të Kukësit, të arrestuar nga SPAK për “korrupsion”, ankimojnë në Apel masat e sigurisë “arrest në burg”.

Në Apelin e Posaçëm, ata kërkojnë zbutje të masave të sigurisë dhe shpalljen e moskompetencës të hetimit të çështjes nga SPAK.

All - Paragraf - 3

Sipas avokatëve të tyre, dosja duhet të hetohet nga Prokuroria e Kukësit, pasi shifrat e dyshuara të korrupsionit, janë më të ulëta se 50 mijë lekë.

32 punonjësit e policisë u vendosën në pranga pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK, ku rezulton që ata merrnin ryshfet për të kaluar pa u regjistruar në sistemin TIMS të qytetarëve, po ashtu edhe favore të tjera. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos