Vetdorëzohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 21:03 | Kronikë
Vetdorëzohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër

Autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër është vënë në pranga. Bëhet e ditur falë negociatave me familjarët e tij, rreth orës 20.00 autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” mesditën e së premtes kur A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua.

Një prej tyre ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor ndërsa dy të tjerët pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos