“Po kriminalizohet shoqëria”, Softa: Krimi në Shqipëri vepron i qetë se i ka krahët e mbrojtura

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 20:46 | Kronikë
“Po kriminalizohet shoqëria”, Softa: Krimi në

“Grupet e organizuara në territor janë të qeta, nuk ka sulme të që t’i ndërpresë lidhjet dhe bazën ekonomike dhe krimi vazhdon i qetë dhe i ka krahët e mbrojtura” . Kështu u shpreh në studion e Debati në A2 CNN eksperti i sigurisë Fatjon Softa, sipas të cilit pjesa e keqe po hyn në trupin e shoqërisë dhe po kërkon kriminalizimin të saj.

“Është lajm i keq se Shqipëria në këto statistika është radhitur në bazë të disa informacioneve që vijnë dhe pjesa e keqe po hyn në trupin e shoqërisë dhe po kërkon kriminalizimin e saj dhe sa më i madh të jetë kriminalizimi aq më i vështirë është ta nxjerrësh jashtë. U bë një ligj dekriminalizimi që pak a shumë funksionoi. U larguan kryebashkiakë dhe deputetë. Faktet që grupet e organizuara në territor janë të qeta, nuk ka sulme që t’i ndërpresë lidhjet dhe bazën ekonomike dhe krimi vazhdon i qetë dhe i ka krahët e mbrojtura.

Duke komentuar raportin e krimit për Shqipërinë, ai thotë se jemi në një situatë të vështirë për shkak se janë shembur vlerat e shoqërisë.

“Jemi në situatë të vështirë, shoqërisë i janë shembur vlerat, po ndodh dhe krim brenda familjes dhe kjo vjen për shkak të gjendjes ekonomike e situatës së rënduar të krimit”.

Sipas Softës krimi shqiptar po fuqizohet duke u bërë investitor dhe drejtues, për shkak edhe të lidhjeve të politikës me të.  

“Por edhe një klasë e caktuar që është e lidhur politika me krimin po fuqiziohet. Krimi shqiptar nuk është transportues, por edhe investitor. Shqiptarët janë investitorë e drejtues të krimit. Në Shqipëri ka laboratorë të drogës. Nuk po futen banane poe drogë. Po futet nëpërmjet pulave dhe mjeteve të tregtisë apo edhe vlera të mëdha monetare. Kjo është e jashtëzakonshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos